Home / Shëndeti / Keni probleme me mykun? Ja si ta largoni atë nga thonjtë

Keni probleme me mykun? Ja si ta largoni atë nga thonjtë

Myku në thonj, i njohur gjithashtu si onychomycosis, është një problem shumë i njohur. Simptomat më kryesore janë infamimi, enjtja, trashja apo çarja e thoit. Zakonisht nuk ka dhimbje, deri në momentin kur nuk është përhapur infeksioni.

Myku përhapet në disa kushte, përfshi nivele të ç’ekuilibriara të pehashit të lëkurës, dobësimit të sistemit imunitar, qëndrimit të gjatë në lagështi, mbajtjen e këpucëve për një kohë të gjatë, gjithashtu djersites, higjenës së varfër apo edhe diabetit.

Nëse lihet pa u kuruar, myku i këmbëve mund të shkaktojë çarje të thoit në shtresa madje mund të çojë në zhdukje totale të thoit.

Lajmi i mire është se myku i thoit është i kurueshëm dhe mund të përdoren metoda të pakushtueshme. Ka shumë kura popullore që mund t’i realizoni në kushtet e shtëpisë për ta larguar këtë problem për një ose dy muaj.

1.Uthull molle
Uthulla e mollës është acidike dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të mykut tek thonjtë. Po ashtu uthulla vret bakteriet dhe mykun.

Përzieni sasi të barabarta të uthullës së mollës me ujin dhe futini thonjtë në të për 30 minuta në ditë. Pas kësaj thajini mirë duart apo këmbët. Nëse do ta përdorni këtë metodë për disa javë do të shihni ndryshim të madh.

2. Sodë buke
Soda e bukës gjendet në kuzhinat e çdo amvise dhe mund të përdoret edhe për të kuruar mykun e thonjve si dhe do të neutralizojë erën e keqe të këmbëve.

Shtoni gjysmë filxhani sodë buke, çerek filxhani me peroksid hidrogjeni (3%) dhe gjysmë filxhani kripë deti në 4 filxhanë ujë të ngrohtë. Përziejini mire së bashku dhe më pas shtoni çerek filxhani uthull të bardhë.

Zhytini këmbët apo duart në përbërje për 10 minuta. Më pas shplajini me ujë të pastër dhe thajini mire me peshqir. Përsëriteni procesin dy herë në ditë për disa javë.

3. Vaj rigoni
Vaji i rigonit ka veti antiseptike, antibakteriale, antiparazitike, antivirale, dhe kundër mykut. Kjo e bën këtë vaj një trajtues efektiv për mykun e thonjve.

Përzieni dy pika vaj rigoni me një lugë vaj ulliri. Aplikojeni këtë përzierje në zonën e prekur. Lëreni të paktën 30 minuta e më pas shplajini duart apo këmbët dhe thajini mirë.

Përsëriteni këtë dy herë në ditë për tri javë.

4. Listerinë
Listerina vret bakteriet në gojë por mund të vrasë dhe bakteriet në thua. Ajo përmban alkool dhe përbërës të tjerë të cilat së bashku mund të veprojnë si antiseptik i fortë për të vrarë bakteriet e dëmshme dhe kërpudhat.

Në një enë hidhni listerinë dhe uthull të bardhë në sasi të barabarta. Fusni pjesët e prekura dhe lërini për 30 minuta. Fërkoni thonjtë butësisht, shplajini dhe thajini mirë.

Përsëriteni këtë metodë një apo dy here në javë derisa të pastrohet infeksioni.

5. Hudhër
Hudhra quhet ndryshe dhe antibiotiku natyror. Ajo përmban një substancë që quhet alicinë dhe ajoene që kanë veti të luftojnë mykun. Për të trajtuar mykun e thonjve tuaj miksoni vaj hudhre me uthull të bardhe në sasi të njëjta.

Aplikojeni këtë përzierje në zonat e infektuara dhe mbulojeni me një fashë. Lëreni për pak, ndoshta tërë natën. Përsëriteni çdo ditë derisa të largohet infeksioni. (Nëse nuk gjeni vaj hudhre atëherë mund ta përgatisni vetë duke skuqur dy thelpinj hudhra në dy lugë vaj ulliri.

Më pas kullojin vajin (lëreni të ftohet). Mund të hani dhe 1-2 thelpinj hudhra në ditë.

6. Lëng limoni
Lëngu i limonit ka veti antiseptike, po ashtu lufton edhe mykun. Acidi citrik tek lëngu i limonit do të pengojë përhapjen e mykut në thua. Aplikoni lëng të freskët limoni në zonën e infektuar. Lëreni për rreth 30 minuta përpara se ta shplani me ujë të ngrohtë.

Një tjetër mënyrë është të miksoni sasi të njëjta të lëngut të limonit me vaj ulliri dhe të masazhoni zonën e infektuar. Lëreni për pak orë para se ta shplani. Vaji i ullirit do t’ju zbusë lëkurën, ndërkohë që lëngu i limonit do të pengojë përhapjen e mëtejshme të mykut.

Përdorni këto metoda çdo ditë për mbi një muaj ose më gjatë derisa të shihni rezultate pozitive.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *