Home / Kryesoret / “KËRCËNIMET E GRUEVSKIT ‘KLITHJE PA TAKAT’”

“KËRCËNIMET E GRUEVSKIT ‘KLITHJE PA TAKAT’”

Situata politike në vend çdo ditë shkon duke u tensionuar, përderisa po presim formimin e Qeverisë së re, klima politike vazhdon të bëhet çdo ditë e më e nxehtë. Kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski nëpërmes disa deklaratave ka kërcënuar për destabilizim të vendit, nëse partia e Zaevit pranon formimin e Qeverisë duke pranuar, siç thonë nga VMRO-ja, “Platformën e Tiranës”, që sipas këtyre të fundit e cenon autonominë e vendit.

Sipas profesorit universitar Ramadan Ramadanit, këto kërcënime dhe sidomos gjuha dhe klima e urrejtjes që përhapet duhet të merret seriozisht, por nga ana e shtetit dhe institucioneve e jo siç është tani rasti që ajo merret seriozisht por nga ana e shoqërisë e jo nga shteti.

“Duhet të ndodh e kundërta, nga ajo që po ndodh aktualisht, shoqëria në përgjithësi nuk duhet shumë të merret me këto klithje pa takat, kurse shteti, institucionet dhe sidomos Prokuroria publike duhet seriozisht të trajtojnë disa nga paraqitjet dhe thirrjet për dhunë dhe ndjellje të klimës për urrejtje sidomos ndaj shqiptarëve”, pohoi Ramadani për gazetën Lajm.

Analisti politik Mersel Bilalli mendon se Nikolla Gruevski është shumë i vetëdijshëm se i nënshtrohet një rreziku shumë të madh, pasi që ne jemi shtet i rrethuar me fqinjë, të cilët janë anëtarë në NATO dhe BE.

“Gruevski është i vetëdijshëm por këtë e aktron me qëllim që të ngrit çmimin që të bën ndonjë pazar që ti shpëton sistemit të drejtësisë, mos t’i kthej gjitha paratë që i ka marrë por edhe ajo si duket shkon duke dështuar. Aq më shumë sa që bën kërcënime aq më shumë do i bie rejtingu, jo që do i humb qytetarët po do i humb edhe anëtarët e partisë së vet”, përfundoi Bilalli.

Ismet Ramadani, njohës i rrethanave politike në vend rekomandon qytetarët të mos bien pre e provokimeve të tilla.

“Faktori ndërkombëtar duhet të jetë më strikt në këto momente, sepse tashmë dihen se kush janë fajtorët. Faktori ndërkombëtarë duhet që t’i bllokoj veprimet dhe lëvizjet e tyre apo të jemi të drejtpërdrejtë të Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanovit. Duhet që të veprojnë sa më shpejtë në atë mënyrë që edhe qytetarët të distancohen nga ata se nëse vonohen edhe qytetarët mund ta pësojnë”, deklaroi Ramadani për Lajm.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *