Home / Kryesoret / Kërcënimi ndaj gjykatës, nuk ka të dyshuar – (VIDEO)

Kërcënimi ndaj gjykatës, nuk ka të dyshuar – (VIDEO)

Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar prezenca e pjesëtarëve të Policisë përreth Gjykatës Themelore të Tetovës, pas alarmit të djeshmë se në brendi të gjykatës është vendosur sasi e konsiderueshme e mjetit shpërthyes, transmeton Televizioni Koha.

Deri më tash ajo që dihet është se letra dje në mëngjes i ishte lënë një avokateje në Tetovë ku qëndronte kërcënimi për Gjykatën Themelore të Tetovës. Pas ekspertizës së djeshme të pjesëtarëve për antiterrorizëm nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.

Në ndërkohë sot kanë heshtur edhe Policia edhe Gjykata për të dhënë ndonjë detaj lidhur me këtë kërcënim, edhe pse Televizioni Koha ka insistuar të merr prononcim zyrtar. Nga policia thonë se nuk ka asnjë të dyshuar për këtë vepër, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Në ndërkohë prej ditës së djeshme policia e Tetovës është duke siguruar objektin e gjykatës së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe, në letrën e cila i ishte lënë avokates tetovare Natasha Janevska, qëndronte se më 13 prill do të bombardojmë Gjykatën e Tetovës. Në brendi ndodhet sasi e madhe e eksplozivit, mjaft luajtët me populli, komunikatë e UÇK-së,e  shkruar me shkronja të alfabetit cirilik. Avokatja në fjalë nuk është prononcuar rreth këtij incidenti duke thënë që të mos krijohet panikë në mesin e qytetarëve. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *