Home / Lajme / Rajon / Kërcënon ministri sërb: “Shqipëri Etnike” do të thotë luftë e re në Ballkan

Kërcënon ministri sërb: “Shqipëri Etnike” do të thotë luftë e re në Ballkan

Ministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka reaguar ashpër ndaj dekleratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit të cilët kanë thënë se nëse BE-ja i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor, atëherë Shqipëria do të bashkohet me Kosovën.

Gjatë një interviste për gazetën maqedonase “Dnevnik”, Vulin është shprehur se mungesa e reagimit të Brukselit ndaj deklaratave të tilla, do të thotë luftë e re në Ballkan.

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën mund të realizohet vetëm me anë të një lufte ballkanike. Brukseli këtë duhet ta dijë sepse nëse nuk ka ndërmend të gjykojë planin e Tiranës dhe Prishtinës dhe t’u bëjë me dije se një veprim i tillë mund të dënohet, sepse në të kundërtën do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet e ardhshme”, ka thënë Vulin, përcjell “Aktuale.mk”

Gjithashtu lexo

Janë shitur 67 për qind e aksioneve të portit të Selanikut

Gjashtëdhjetë e shtatë për qind e kapitalit aksionar të portit grek në Selanik është shitur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *