Home / Lajme / Maqedoni / Këta janë borxhlinjtë më të mëdhenj në Maqedoni (Video)

Këta janë borxhlinjtë më të mëdhenj në Maqedoni (Video)

4.000 ndërmarrje publike, firma private dhe persona fizik janë në listën e DAP-it, të borxhlinjve më të mëdhenj ndaj shtetit, kështu në një video raport të përgatitur nga ‘Vidi Vaka’ është publikuar në faqen e tyre në Facebook, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket ndërmarrjeve publike, e dyta në listën e jopaguesve më të mëdhenj është NP ‘Rrugët e Maqedonisë’ me 6.8 milionë euro. Kompania nuk ka paguar TVSH prej 6.7 milionë euoro dhe më shumë se 100 mijë euro tatim mbi fitim.

Borxhlinj të mëdhenj nga ndërmarrjet publike janë edhe NKP Gostivar dhe Tetovë. Ajo e Gostivari ka borxh prej 2.7 milionë euro, ndërsa e Tetovës 1.8 milionë euoro.

Edhe shërbimi publik radiodifuziv RTVM i ka borxh shtetit tatim mbi fitim prej 1.5 milionë euro.

Borxhliu më i madh është SHA.A. ‘OTEKS’ nga Ohri me 11.1 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *