Home / Lajme / Botë / Këtë javë superavionët rusë do të fluturojnë mbi Ballkan

Këtë javë superavionët rusë do të fluturojnë mbi Ballkan

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ushtria e saj do të fluturojë këtë javë mbi Ballkan për të vlerësuar, sipas tyre “kërcënimin bërthamor të rajonit”.

“Daily Star” shkruan se avionët spiunë të Vladimir Putinit do të fluturojnë mbi vendet e Ballkanit, deri më 29 prill, përfshirë edhe anëtarët e NATO-s si Kroacia dhe Sllovenia, që të bëjnë “vëzhgime”.

Kreu i Qendrës Ruse për Reduktimin e Rreziqeve Bërthamore njoftoi zyrtarisht fluturimet e ashpra.

“Në kuadrin e zbatimit të Traktatit të Qiejve të Hapur, Rusia planifikon të kryejë një fluturim vëzhgimi me avionin rus “ An-30B” mbi territorin e Sllovenisë dhe Kroacisë “, tha kreu i Qendrës të Ministrisë së Mbrojtjes, Sergei Ryzhkov.

Aeroplanët rusë do të lejohen të ngrihet nga aeroportet e kryeqytetit slloven të Lubjanës dhe kryqytetit kroat të Zagrebit, shkruan ‘Syri.net’. Vëzhguesit francezë do të jenë në bord për të kontrolluar forcat ruse , sqaron gazeta britanike.

Traktati i Qiejve të Hapur, i cili hyri në fuqi në vitin 2002, duhej të rindërtonte besimin mes ish-Bashkimit Sovjetik dhe NATO-s.

Megjithatë, Moska ka testuar në mënyrë të përsëritur mbrojtjen ajore të NATO-s.

Aeroplanët amerikanë u ngritën katër herë gjatë javës së kaluar, për të larguar avionët bërthamore rus që i afroheshin Alaskës.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *