Home / Lajme / Kronika e zezë / Kidnapuan britanikun, paditen 5 persona – (VIDEO)

Kidnapuan britanikun, paditen 5 persona – (VIDEO)

Sektori për punë të Brendshme në Tetovë gjegjësisht stacioni policor i Gostivarit ka ngritur padi penale ndaj tre personave të cilët dyshohen se kanë tentuar të kidnapojnë një shtetas të Britanisë. Policia ngriti kallxim penal ndaj 33-vjeçarit me iniciale A.B, M.S 36 vjeçarësi dhe 30-vjeçarit me iniciale A.H, që të tre nga fshati Simnicë i Gostivarit, transmeton Televizioni Koha.

Poashtu kallxim penal është ngritur dhe kundër dy personave të panjohur për shkak të dyshimeve se kanë kryer dy vepra penale “grabitje” dhe “kidnapim”.

Sipas policisë, personat në fjalë dyshohen se më datë 31 Mars të vitit 2017 në një parking të rrugës regjionale “Bunev-Mavrovi Anovi” i kanë kryer këto vepra mbi 32-vjeçarin me iniciale M.XH përndryshe shtetas britanik, duke i shkaktuar dëm material që në përgjithësi vlerësohet të jetë rreth 80 mijë denarë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *