Home / Lajme / Botë / Kim Jong-un në ‘telashe’:Japonia, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut koordinojnë të gjitha veprimet mbi Korenë e Veriut

Kim Jong-un në ‘telashe’:Japonia, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut koordinojnë të gjitha veprimet mbi Korenë e Veriut

Diplomatë nga Japonia, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord sot për të koordinuar nga afër të gjitha veprimet për Korenë e Veriut, mes tensioneve të larta në Gadishullin Korean.

“Kemi rënë dakord se do të koordinojmë të gjitha veprimet diplomatike, ushtarake dhe ekonomike lidhur me Korenë e Veriut”, tha përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, Joseph Yun, pas takimit me homologët e tij japonezë dhe koreano-jugor.

“Ne do të paralajmërojmë Korenë e Veriut të ndalë provokimet e mëtejshme strategjike si edhe do të ndërmarrim veprime të forta ndëshkuese në rast se Veriu vazhdon planin me vendosmëri, pavarësisht paralajmërimit”, tha përfaqësuesi i posaçëm i Koresë për Paqen në Gadishullin Korean dhe Çështjet e Sigurisë, Kim Hong Kyun.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *