Home / Lajme / Botë / Kina bëri thirrje për tërheqje të mburojës antiraketore të SHBA-së në Korenë Jugore

Kina bëri thirrje për tërheqje të mburojës antiraketore të SHBA-së në Korenë Jugore

Kina njoftoi se para Uashingtonit dhe Seulit ka shprehur druajtje serioze, pasi armata e SHBA-së filloi të dërgojë pjesë nga sistemi kundër-raketor TAAD në Korenë Jugore.

Në konferencën për shtyp në Pekin zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme Gun Shuan deklaroi se Kina u ka bërë thirrje SHBA-së dhe Koresë Jugore që ta tërheqin sistemin.

Seuli dhe Uashingtoni pohojnë se qëllimi i vetëm i TAAD (kompleks për stacionim tokësor për takim jashtëatmosferik të raketave me rreze të mesme veprimi) është që të takojë raketat koreanoveriore.

Kina megjithatë druan se radari i fuqishëm i sistemit mund të hyjë në territorin e saj dhe ta minojë sigurinë e saj.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *