Home / Lajme / Botë / Kina shton prezencën ushtarake në gadishullin korean

Kina shton prezencën ushtarake në gadishullin korean

Kina ka lancuar një tjetër aeroplan mbajtëse në afërsi të gadishullit Korean, duke forcuar ndjeshëm prezencën e saj ushtarake në këtë rajon. Lëvizja vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut kanë ashpërsuar retorikën e tyre. Fillimisht, aeroplan-mbajtësja ishte paralajmëruar që të bëhej operacionale në vitin 2020, por për arsye që nuk janë qartësuar, plani është zbatuar tre vite më herët.

Në një kohë kur tensioni mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut është rritur, Kina ka vendosur që të bëjë operacionale një tjetër aero-plan mbajtëse duke rritur ndjeshëm prezencën e saj ushtarake në gadishullin Korean. Media shtetërore kineze publikoi këto pamje, ku duket anija gjigande ushtarake, e cila ende mbetet e pa emërtuar. Më herët, ishte deklaruar se aeroplan-mbajtësja do të ishte operacionale në vitin 2020, por për arsye që ende nuk dihen, plani është përshpejtuar me tre vite. Mjeti gjigand mësohet se është një prodhim sovjetik i importuar nga Ukrainë në vitin 2013 dhe përgjatë kësaj kohe ka përsuar ndryshime të theksuara nga ekspertët kinezë me qëllim që të përmirësoheshin kapacitetet e saj.

Ekspertët kanë deklaruar se shtimi i prezencës ushtarake të Kinës në ujrat e saj, ka të bëjë pikërisht me ashpërsimin e retorikës së zyrtarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut.

Peniani ka kryer teste të shumta të raketave balistike në muajt e fundit, ndërkohë që nga ana tjetër, Uashingtoni e ka bërë të qartë se nuk e përjashton as mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ushtarake të karakterit parandalues.

Gjithashtu, situata në Lindjen e Largët është përshkallëzuar ndjeshëm edhe si rrjedhojë e përplasjeve të shumta për ujrat e Detit të Kinës së Jugut. Pekini pretendon se një pjesë e konsiderueshme e kësaj hapsire ujore i përket Kinës, por ka hasur në kundërshtinë e ShBA-së dhe një sërë vendeve të tjera të këtij rajoni.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *