Home / Kuriozitete / Kjo është siriania më e famshme dhe më e urryer në botë! (Video)

Kjo është siriania më e famshme dhe më e urryer në botë! (Video)

Maram Wort (27) ka shumë bashkëmendimtarë, por edhe kritikues të cilët e konsiderojnë si një vajzë që dëshiron të jetë e famshme duke promovuar teori të konspiracionit. Australiania me origjinë siriane, ka mbi 2.5 milionë shikime në videot që i poston në YouTube, ku akuzon kryengritësit sirianë, ISIS-in dhe SHBA-të për shkatërrimin e vendit të saj.

E thërrasin me emra të ndryshëm, që nga spiunia e Bashar al-Assadit, zëdhënësja e tij, e deri te kopja e Kim Kardashianit. Por, ajo pohon se është një patriote “e përkushtuar për të vërtetën”, transmeton Telegrafi.

Videot që ajo publikon me tema provokuese, janë në kundërshtim me ato që raportojnë mediat kryesore në botë për luftën në vendlindjen e saj.

Wort ka lindur në Damask në vitin 1987 dhe e përshkruan veten si anëtare e klasës së mesme siriane, ndërsa familja i takon shumicës së komunitetit mysliman. Në Australi u zhvendos me familje kur ishte fëmijë.

Rrjetet sociale po i shfrytëzon për shkak se nuk është e kënaqur me raportimet që po i bëhen shkatërrimit të Sirisë. Ajo dëshiron të shohë një “ushtri të fortë siriane” me “kufij të qëndrueshëm shtetërorë”.

“Njerëzit po vdesin dhe unë, si qenie njerëzore, e kam për detyrë ta zbuloj të vërtetën siriane rreth asaj se pse po vdesin ata njerëz. Detyra ime që t’ju jap zë atyre sirianëve që nuk dëgjohen, e të cilët hedhin poshtë destabilitetin e shkaktuar nga mbështetja amerikane për rebelët ekstremistë,” shpjegon Wort.

Lexo edhe  “Skënderbeu” është parë sot në Krujë, qytetarët habiten teksa parakalon me mushkë

Ajo gjithashtu beson se tragjedia e 11 shtatorit 2001 ishte një “punë e kryer nga brenda”, se Ebola është armë biologjike amerikane, dhe se shpresa e vetme e Sirisë janë armët kimike. Ajo nervozizmin më të madh e ka me gazetarët.

“Më të këqijtë janë gazetarët, sepse nuk pajtohen me qëndrimin tim e sulmojnë me urrejtjen e grave, në vend se të përdorin fakte në debatet me mua”, thotë ajo.

Shpesh ajo akuzohet se e mbështet Bashar al-Assadin, gjë të cilën ajo e refuzon.

“Nuk duhet ta mbështes një pushtet për të mbështetur ushtrinë në luftën kundër kërcënimeve të jashtme”, tha Wort. “Politika ka qenë gjithmonë një pasion, edhe para luftës në Siri, dhe është e logjikshme se qëkur ka filluar lufta në vendin tim të lindjes – të cilin shpesh e kam vizituar dhe ku jeton familja ime e gjerë – jam interesuar më shumë për politikë”.

Sipas saj, kur kanë vdekur njerëzit që ajo i njeh, kur të tjerëve jeta iu shndërrua në greminë, kur është fjala për familjen e gjerë që nuk mundet ta vizitojë, “si nuk mund të jem e ndjeshme”?, pyet siriania e re.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *