Home / Kryesoret / Klubet më të mira në botë, IFFHS: Shkëndija para Çelsit dhe Interit

Klubet më të mira në botë, IFFHS: Shkëndija para Çelsit dhe Interit

Shkëndija e Tetovës është klubi më i mirë shqiptar për vitin 2016, duke u ranguar në pozitën e 97-të në klasifikimin e bërë nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të futbollit.

Sipas këtyre të fundit, “kuqezinjët” kanë tubuar plot 125 pikë dhe janë klasifikuar në pozitën e 97-të nga 400 klube më të mira të botës, duke lënë kështu pas vetës madje edhe skuadrat më me emër si Çelsi që renditet e 102-ta dhe Interi 105-ta.

Kjo renditje e tetovareve vjen si rezultat i ecurisë së tyre në kualifikimet e Liga Evropës, ku arritën deri në fazën e plej of-it. Në të njejtën pozitë me Shkëndijën, ndodhen skuadrat si Kabala e Azerbejxhani, Hajduku i Kroacisë, Rozenburgu i Norvegjisë si dhe Al Ahli i Arabisë Saudite.

Sa i përket klubeve nga Maqedonia, Vardari është vlersuar në pozitën e 348-të, ndërsa Rabotniçki e klubet tjera nuk janë të përfshirë në këtë list të këtij viti. Ndërkohë nga kampionati shqiptar, Kukësi vendoset më së mirë, duke u pozicionuar në vendin e 205-të, ndërsa Partizani i 260-ti.

Surprizë në këtë klasifikim është vendi i parë, që mbahet nga Atletiko Nacionali, i cili ka lënë pas Realin e Madridit dhe Barcelonën. Kujtojmë që IFFHS, vlerson për çdo vit skuadrat në bazë të rezultateve në garat kombëtare dhe ndërkombëtare nga periudha 1 janar deri më 31 dhjetor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *