Home / Shëndeti / Kombinimi unik i trumzës me fuqinë e xhenxhefilit

Kombinimi unik i trumzës me fuqinë e xhenxhefilit

Freskimi i motit shoqërohet gjthnjë me një sërë problemesh shëndetësore siç janë gripi, të ftohtit dhe sidomos bronshiti. Rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë goditen nga inflamacioni si rrjedhojë e të ftohtit dhe gripit por edhe duhanpirjes apo toksinave të ndryshme duke na lënë peng të kollës që “nuk di të ikë.” Grekët dhe Romakët e lashtë e lavdëronin trumëzën për vlerat e saj të shumta. Në Greqinë e lashtë, kjo bimë mesdhetare zinte vend nderi në tempujt më të rëndësishëm, ndërkohë që besohej se aroma e trumzës vriste mikrobet, ndaj ajo garantonte një ambient me erë të mirë dhe të shëndetshme. Trumza është pjesë e një recete të fuqishme kundër kollës që duhet ta mësoni patjetër. Trumzën mund ta gjeni të freskët ose të thatë. Kur është e freskët, trumza ka një aromë më të fortë, por nuk mund të qëndrojë e freskët për më shumë se një javë. Çaji i trumzës është i fuqishëm. Ai largon kollën dhe shpërbën sekrecionet. Ekstraktet e trumzës kanë efekt zgjerues dhe qetësues të rrugëve të frymëmarrjes. Mjalti nga ana tjetër lufton virozat dhe i jep këtij çaji një vlerë tjetër të shtuar. Specat djegës dhe xhenxhefili janë gjithashtu elementë të nevojshëm për këtë kurë fantastike kundër kollës. Speci djegës e ngroh trupin, duke nxitur djersitjen që shërben për të larguar toksinat. Receta e çajit magjik kundër kollës Ju nevojiten dy lugë gjelle me trumzë të freskët ose 1 lugë gjelle me trumzë të thatë. Hidhni një filxhan me ujë në çajnik dhe ziejeni bashkë me trumzën për 10 minuta. Shtoni: 1 lugë gjelle me mjaltë 1 lugë gjelle me shafran Indie 1 lugë gjelle me spec djegës 1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë 1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni Këtë çaj duhet ta pini 3 deri në 4 herë në ditë. Ju bëftë mirë dhe shërim të shpejtë.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *