Home / Kryesoret / Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah”

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah”

Në organizim të Muftinisë së  Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar dhe me mbështetje financiare nga Komuna e Gostivarit, javës që lamë pas organizoi manifestimin tradicional me rastin e ditëlindjes së profetit Muhamedit, ditë kjo që paraqet një ngjarje të madhe për besimtarët e Botës Islame.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe kryetarit Nevzat Bejta i cili në prononcimin për mediat shprehu respekt dhe falënderim për Muftininë e qytetit me rastin e organizimit për ditëlindjen e  profetit Muhamed.

“Muhamedi është drita e pashuar e njerëzisë. Me ardhjen e Muhamedit, shoqërisë në gjithë Botën i erdhi paqja. Ne si Komunë edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të përkrahim organizimin e mevludit për ditëlindjen e profetit tonë, sepse Muhamedi a.s shoqërinë e shpiu përpara drejt rrugës së njerëzisë dhe besoj që të gjithë ata që do ta ndjekin rrugën e njerëzisë do të gjejnë drejtësi në këtë Botë dhe Botën tjetër”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Me këtë rast, muftiu i Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, Shaqir ef Fetahu vuri në dukje që ishte kënaqësi të përjetohet ky manifestim i jashtëzakonshëm me të gjitha ngjyrat e aktiviteteve të realizuara në suaza të këtij evenimenti.

Në përkujtim të jetës dhe veprës së profetit Muhamed dhe në suaza të manifestimin tradicional “Java e Muhamedit a.s”, Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar ndërmori aktivitete të shumta.

Nxënësit e medresesë në sheshin e qytetit shpërndanë fletushka, broshura dhe ëmbëlsira për të gjithë kalimtarët e rastit.

Në hapësirat e qendrës për kulturë u bë promovimi i librit “Përhapja e Islamit në Ballkan me theks të veçantë në Maqedoni prej shek. XV-XVII, shkaqet dhe mënyra e përhapjes” të autorit Mr. Ffehmi Ebibi – ligjërues dhe imam në xhamitë e Negotinës së Pollogut. U bë promovimi i  albumit me Ilahije “Selam” të Korit të Muftinisë së Gostivarit.

Manifestimi qendror, ashtu si çdo vit u transmetua  drejtpërdrejt në kanalin televiziv shtetëror RTM2 – programi i dytë në gjuhën shqipe.   

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *