Home / Lajme / Botë / Konfiskohet një sasi rekord prej 6 tonësh kokainë (VIDEO)
Soldiers stand guard next to packages containing cocaine after Colombian police seized more than six tonnes of the drug, in Barranquilla, Colombia April 2, 2017. Colombian Police/Handout via REUTERS

Konfiskohet një sasi rekord prej 6 tonësh kokainë (VIDEO)

Policia kolumbiane ka konfiskuar më shumë se 6 tonë kokainë të pastër në qytetin portual të Barranquillës, sasia e tretë më e madhe e lëndës narkotike të sekuestruar ndonjëherë nga bandat vendase të narkotrafikut në të gjithë historinë e këtij shteti.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas tha gjatë së dielës se sasia e drogës ishte zbuluar të premten dhe i përkiste disa prej bandave më të zëshme të vendit, mes të cilëve edhe e ashtuquajtura “Urabenos”.

Ngarkesa do të kapte vlerën e rreth 200 milionë eurove, nëse do të përfundonte në destinacionin përfundimtar të saj, Spanjën, një prej tregjeve më të mëdha të konsumit të kokainës në botë, dhe ishte paketuar e fshehur me kujdes në formën e një ngarkese metali për skrap.
Sipas asaj që shton ministri i Mbrojtjes, autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar gjatë këtij viti 103 tonë kokainë, ndërsa një vit më parë u regjistrua një sasi rekord prej 378.3 tonë nga e njëjta lëndë narkotike./Top Channel/
http://www.reuters.com/article/us-colombia-crime-idUSKBN1740QO

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *