Home / Lajme / Kronika e zezë / Konflikt për pronën në Malësi të Madhe, qëllohet me armë drejt një vajze

Konflikt për pronën në Malësi të Madhe, qëllohet me armë drejt një vajze

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Malësi të Madhe, ku një person ka qëlluar me armë zjarri dhe ka kanosur me jetë fqinjen e tij.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

Alfred Jakaj, për motive pronësie, ka qëlluar tre herë në ajër me armë zjarri duke e kanosur për jetën fqinjen e tij 26- vjeçare M. J.

Fqinjët e tjerë të cilët panë gjithçka lajmëruan policinë ku ndërhyrja e uniformave blu parandalo ngjarje të rëndë.

Efektivët e policisë u vunë në ndjekje të të dyshuarit Alfred Jakaj, ku u arrit që të kapet në flagrancë, bashkë me armën e krimit.

35- vjeçarit i’u sekuestrua dhe pushka gjysmë automatike në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i’u referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu lexo

Tevdovski: Kemi gjetur 363 milionë euro harxhime të fshehura

Ministri i financave në Maqedoni, Dragan Tevdovski, ka informuar se deri më 31 maj janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *