Home / Lajme / Botë / Korea e Veriut: Sulm bërthamor nëse provokohemi nga flota e SHBA

Korea e Veriut: Sulm bërthamor nëse provokohemi nga flota e SHBA

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut paralajmëruan sot për sulm bërthamor në rast se vendi provokohet gjatë manovrave detare të Shteteve të Bashkuara në Paqësorin perëndimor.

Presidenti Donald Trump ka komentuar se Korea e Veriut “po i hap probleme vetes” dhe nëse Kina nuk ndihmon SHBA do ta zgjidhë vetë problemin.

Tension janë përshkallëzuar në gadishullin Korean pas disa testimeve raketore të Veriut. E përditshmja e Piongiangut, Rodong Sinmun shkruante se vendi ishte i përgatitur të reagonte ndaj një agresioni të Shteteve të Bashkuara.

“Ushtria jonë e fortë revolucionare po ndjek nga afër çdo lëvizje të armikut, ndërsa vizioni ynë bërthamor është përqednruar në bazat pushtuese të SHBA dhe në operacionet e tyre të Paqësorit”.

Presidenti i Koresë së Jugut Hwang Kyo-ahn ka paralajmëruar për provokime nga Veriut ka urdhëruar ushtrinë të intensifikojë monitorimet dhe komunikimet me SHBA.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *