Home / Lajme / Botë / Koreja Veriore kërcënohet me fundosje të luftanijes amerikane

Koreja Veriore kërcënohet me fundosje të luftanijes amerikane

 

Koreja Veriore është kërcënuar se do ta fundosë aeroplanbartësin amerikan, që po merr pjesë në ushtrime të përbashkëta me dy anije luftarake japoneze në Oqeanin Paqësor Perëndimor.

“Forcat tona revolucionare janë luftarakisht të gatshme për ta fundosur aeroplanbartësin atomik amerikan me një sulm të vetëm”, ka shkruar gazeta, Rodong Sinmun, në komentin e saj të sotëm.

Kjo gazetë, praktikisht, është zëdhënëse e Partisë së Punëtorëve, që sundon në Korenë Veriore.

Kjo gazetë e krahasoi anijen amerikane me një “shtazë të madhe” dhe tha se sulmi kundër saj do të ishte “shembull aktual për ta treguar forcën tonë ushtarake”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar që luftanija, USS Carl Vinson, të lundroj në ujërat afër Gadishullit Korean, në përgjigje të tensionit të shtuar me Korenë Veriore, për shkak të programit raketor dhe testet atomike të këtij vendi.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *