Home / Lajme / Botë / Koreja Veriore kërcënon SHBA-të – (VIDEO)

Koreja Veriore kërcënon SHBA-të – (VIDEO)

Mediat shtetërore koreanoveriore sot e paralajmëruan SHBA-në se Koreja Veriore do të mund të kryejë “sulm parandalues super të fuqishëm”, pasi sekretari amerikan i Shtetit Reks Tilerson deklaroi se Uashingtoni po shqyrton mënyra që të kryejë presion ndaj Phenianit për shkak të programit të tij bërthamor.

Presidenti amerikan Donald Tramp mori qëndrim të ashpër ndaj liderit koreanoverior Kim Xhong-un, i cili i hodhi poshtë këshillat e aleatit të tij të vetëm Kinës dhe vazhdoi me programin bërthamor dhe raketor edhe krahas sanksioneve të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

“Në rast se sulmi ynë parandalues super i fuqishëm fillon, tërësisht dhe menjëherë do t’i fshijë jo vetëm forcat fitimtare imperialiste të SHBA-së në Korenë Jugore dhe rajonet e rrethinës, por edhe tokën e SHBA-së do ta shndërrojë në hi”, publikoi gazeta e Partisë qeveritare Punëtore e Koresë Veriore, “Rodong Sinmun.

Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp përgënjeshtroi se e ka mohuar informacionin se aeroplanmbajtëset amerikane dhe anije tjera ushtarake janë nisur drejt Gadishullit Korean.Sipas Shtëpisë së Bardhë, asnjëherë nuk është kumtuar data e arritjes, ndërsa anijet nga grupi janë rrugës.Tramp në fillim të javës së kaluar deklaroi se ka dërguar “armadë” si paralajmërim deri te Koreja Veriore, duke marrë parasysh grupin goditës të bartësit të aeroplanëve “Karl Uinson”, i cili u tregua se ende është larg nga Gadishulli Korean dhe se ka lundruar në drejtim të kundërt.

Rusia vendosi veto në propozim rezolutën e parashtruar dje nga SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të KB-së, me të cilën dënohet testimi i fundit raketor i Koresë Veriore.

Propozimi amerikan përmban kërkesë që Pheniani të përmbahet nga provat e reja bërthamore, pas lansimit të pasuksesshëm të raketës të dielën.

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *