Home / Lajme / Botë / Kosova e Britania dakordohen për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik

Kosova e Britania dakordohen për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim zv/ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Tom Adams, ku u bisedua për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Bajrami e njoftoi Adamsin rreth mundësive që ka krijuar Kosova për investitorët. Ajo theksoi se reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kanë krijuar një klimë të të përshtatshme për të bërit biznes, bën të ditur një njoftim nga MTI.

“Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja rreth përmirësimit të mëtejmë të mjedisit afarist në vendin tonë”, ka thënë Bajrami.

Ministrja njëkohësisht e falënderoi Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e ofruar në të mirë të fuqizimit institucional si dhe të afirmimit të Kosovës para investitorëve nga Mbretëria e Bashkuar.

Palët konstatuan se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në mes të dyja vendeve ka shumë hapësirë për t’u intensifikuar dhe shprehën zotimin e tyre për të shtuar angazhimin e përbashkët me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të të dyja vendeve.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *