Home / Kryesoret / Krerët e shtetit me mesazhe për pashkët – (VIDEO)

Krerët e shtetit me mesazhe për pashkët – (VIDEO)

Në momente kur kemi polarizim të fuqishëm politik të mbisundojë maturia, të ruhet dinjiteti në veprime dhe komunikim mes veti. Republika e Maqedonisë gjatë historisë ka përjetuar shumë vështirësi, do ta mbijetojë edhe këtë dhe do të dalë më e fuqishme, porositi kryeministri Emill Dimitriev, i cili sot mori pjeës në Liturgjinë e Pashkëve në kishën qendrore të Ipeshkvisë së Bregallnicës, “Shën Nikolla” në Shtip.

“Viktimizimi vuëlnetar i jezusit na përkujton se duhet t’i ruajmë vlerat, të cilat me shekuj e kanë prëforcuar unitetin mes popullit maqedonas, ndërkaq kanë ndërtuar bashkëjetesë dhe tolerancë me popujt e tjerë. Ky është mësim për politikanët në momente kur kemi polarizim të fuqishëm politik të mbisundojë maturia, të ruhet dinjiteti në veprime dhe komuniki mes veti. Republika e Maqedonisë gjatë historisë ka përjetuar shumë vështirësi, do ta mbijetojë edhe këtë dhe nga kjo do të dalë më e fuqishme”, tha Dimitriev.

Dëshiroj që të gjithë të krishterëve t’ua uroj këtë ditë të madhe – Pashkët, dita kur simbolikisht jeta e fitoi vdekjen. Prandaj, t’i gëzohemi jetës, të gjitha të mirave dhe bukurive që na i sjell ajo, deklaroi sot presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili mori pjesë në liturgjinë me rastin e Pashkëve në Tempullin “Shën Klimenti i Ohrit”.Siç tha Ivanov, në vitin kur shënojmë pesë dekada nga themelimi i Kishës ortodokse të Maqedonisë – Ipeshkvisë së Ohrit duhet t’i përkujtojmë të gjitha zakonet dhe traditat tona të cilat na kanë mundësuar të qëndrojmë ndër shekuj.

“Dëshiroj në këto ditë festive të përkujtojmë gjithë atë që është trashëgimi e jona, ta duam, respektojmë dhe t’i gëzohemi jetës, ta duam dhe respektojmë gjithë atë që e kemi, ta duam, respektojmë dhe ruajmë Republikën e Maqedonisë”, porositi Ivanov.

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *