Home / Lajme / Kronika e zezë / Krimi në Durrës, gjyshja kyçte derën nga frika: Do më bëjë hatanë ky djalë

Krimi në Durrës, gjyshja kyçte derën nga frika: Do më bëjë hatanë ky djalë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Durrës ku nipi vrau gjyshen dhe më pas veten kanë dalë në dritë detaje të reja.

Sipas grupit hetimor, rezulton se autori kishte shfaqur shenja depresioni.

Familjarët kanë dëshmuar në polici se gjyshja, Hurma Curri 80-vjeçe ishte shprehur te të afërmit e saj se ndiente frikë ndaj sjelljes së nipit muajt e fundit.

Madje, e moshuara e mbyllte nga brenda derën e dhomës së saj, pas sjelljes së nipit dhe faktit që mbante armë në banesë.

Autori tentoi të vrasë edhe vëllanë
25 vjeçari Ersid Curri që vrau gjyshen dhe veten, pak muaj më parë kishte qenë në Gjermani te nëna, ndërsa pas një debati kishte tentuar që të qëllonte me thikë njërin nga vëllezërit.

Nipi dhe gjyshja jetonin së bashku në banesë, pasi nëna e të riut ndodhej në Gjermani që pas vrasjes së të shoqit dhe të njërit nga djemtë në vitin 2010.

Ersid Curri ishte pjesë një familje ku kishin mbetur të vrarë i ati dhe i vëllai, kurse vetë adoleshenti, kishte vrarë në moshë adoleshente një moshatarin e tij.

Saga e vrasjeve në fisin Curri

Vritet xhaxhai i Currit
Më herët, para viteve 2010, është vrarë Enkelejd Curri, xhaja i Isid Curri. Ai u vra në një hotel në kryqëzimin në rrugën që lidh Rrashbullin me qytetin e Shijakut. Ne vitet ’97 duke shkrehur me armë në rruge, ai gabimisht ka vrarë një të moshuar.

Vritet i ati, Luan Curri
Rreth orës 23:00 të datës 27 janar të vitit 2010, në një lokal të Durrësit mbetën të vrarë pas ekzekutimit me armë Luan dhe Ani Curri, si dhe inxhinieri Edmond Shemsi. Më pas u mësua se shënjestër e kësaj vrasjeje ishte pikërisht Luan Curri, ndërkohë që u dyshua se Ani Curri dhe Edmond Shemsi ishin viktima të të qenit në një tavolinë me objektivin. Vetëm pak ditë më pas, bazuar në shenjat e gishtërinjve, nga ana e policisë së Vlorës u vu në pranga shtetasi Arjan (Erjon) Çela. Ky i fundit u dyshua si vrasës me pagesë edhe për faktin se nuk kishte asnjë lidhje me viktimat. Ndërkohë, nga ana e policisë u deklarua se Çela ishte i dënuar më parë në shtetin italian për trafik droge, prostitucion, si dhe ishte i dyshuar për një vrasje. Gjithsesi, dyshimet nuk kishin mundur të vërtetoheshin. Në shkurt nga ana e Gjykatës së Durrësit u vendos lënia në qeli e Çelës, si i dyshuar për vrasjen e trefishtë, ndërsa hetimet vijonin.

Më 28 shkurt, vetëm një muaj pas ekzekutimit të të atit, 17-vjeçari Isid Curri (autori qe vrau sot veten dhe gjyshen) përfshihet në një grindje ku mbetet i vrarë bashkëmoshatari i tij Klejdi Myzyri, ndërsa plagoset Ergys Çelepia. Në momentin që u paraqit para togave të zeza adoleshenti deklaroi se ai kishte qëlluar mbi të plagosurin dhe jo mbi viktimën.

Vrasja e Mario Curri, me 14.8 2010
Një vrasje tipike mafioze ndodhi ate vit në mes të qytetit te Durrësit, duke lënë të vdekur në vend një 19-vjeçar, pinjoll të fisit të fortë Curri, të cilët me ketë vrasje kanë pësuar goditjen e tretë brenda të njëjtit vit, goditje e dhënë në pjesën më të “butë” të tyre, në atë brez të painkriminuar dhe që kishin demonstruar cilësi qytetare. Atentati ndaj të riut Mario Luan Curri është bërë në mes të ditës dhe në një nga vendet më të populluara të këtij qyteti, ndërkohë që viktima ka qenë duke ecur në këmbë në një trotuar në afërsi të sheshit të autobusëve ku nisen furgonët e linjave të Tiranës. Viktima është qëlluar 4 herë me pistoletë të tipit TT model 54 dhe sipas ekzaminimeve të ekspertëve mjeko-ligjore nga të katër goditjet e dhëna, plaga e qëlluar pas koke në rajonin e pas veshit, ka qenë ajo që i ka shkatuar edhe vdekjen

Si në rastin e vrasjes së ndodhur në janar edhe krimi i ndodhur tek stacioni i furgonëve të linjës për në Tiranë, kanë mbetur pa autorë. Veçse ndryshe nga i ati Mario Curri u vra në mes të ditës dhe në vendin më të populluar me mjete e kalimtarë.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *