Home / Lajme / Rajon / Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sonte, ka deklaruar se qëndrimi i LSI-së ndaj krizës politike në vend është i ndryshëm nga ai i PS-së, por edhe i opozitës. Rama i ftuar në “5 Pyetje nga Babaramo”, ka theksuar se kreu i LSI-së Ilir Meta me qëndrimin e tij po kontribuon në thellimin e krizës politike në vend. Ai ripërsëriti qëndrimin e tij ndaj datës së zgjedhjeve, ku tha se nuk ndryshon edhe nëse Partia Demokratike ka vendosur të vrasë veten. “Unë nuk e shoh opozitën si monopol të Partisë Demokratike, unë e shoh opozitën si një produkt të lirisë, dhe sa herë ka liri ka edhe opozitë. Unë e kam përsëritur se jam i gatshëm për dialog pa kushte, duke shpresuar se në dialog do të gjendet filli. Ne nuk jemi të gatshëm që të kthejmë Shqipërinë edhe një herë mbrapa. Shteti që ne duam të ndërtojmë është një shtet që bazohet në Kushtetutë. Mopërfillje më të madhe ndaj shqiptarëve dhe Kushtetutës, të thuash “o kështu, o rash e vdiqa”, nuk ka”, deklaroi Rama. Rama tha se ata janë në të drejtën e tyre të kenë atë qasje. Të tijat janë të ndryshme, ndërsa theksoi se qasjen e tyre e ka lexuar si kontribut ndaj krizës. Ai u shpreh se në fund të ditës të gjithë do të jenë në zgjedhje, por nëse PD ka vendosur të vrasë veten, ai nuk mund ta ndalojë. “Unë nuk e shoh LSI-në problemin në këtë proces, PD-ja është problemi në këtë proces. Ne në fund të fundit jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, jemi partia më e madhe në vend. Kurrë ne nuk bëjmë gabime të qëllimshme në kurriz të qytetarëve dhe të Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sonte, ka deklaruar se qëndrimi i LSI-së ndaj krizës politike në vend është i ndryshëm nga ai i PS-së, por edhe i opozitës. Rama i ftuar në “5 Pyetje nga Babaramo”, ka theksuar se kreu i LSI-së Ilir Meta me qëndrimin e tij po kontribuon në thellimin e krizës politike në vend. Ai ripërsëriti qëndrimin e tij ndaj datës së zgjedhjeve, ku tha se nuk ndryshon edhe nëse Partia Demokratike ka vendosur të vrasë veten. “Unë nuk e shoh opozitën si monopol të Partisë Demokratike, unë e shoh opozitën si një produkt të lirisë, dhe sa herë ka liri ka edhe opozitë. Unë e kam përsëritur se jam i gatshëm për dialog pa kushte, duke shpresuar se në dialog do të gjendet filli. Ne nuk jemi të gatshëm që të kthejmë Shqipërinë edhe një herë mbrapa. Shteti që ne duam të ndërtojmë është një shtet që bazohet në Kushtetutë. Mopërfillje më të madhe ndaj shqiptarëve dhe Kushtetutës, të thuash “o kështu, o rash e vdiqa”, nuk ka”, deklaroi Rama. Rama tha se ata janë në të drejtën e tyre të kenë atë qasje. Të tijat janë të ndryshme, ndërsa theksoi se qasjen e tyre e ka lexuar si kontribut ndaj krizës. Ai u shpreh se në fund të ditës të gjithë do të jenë në zgjedhje, por nëse PD ka vendosur të vrasë veten, ai nuk mund ta ndalojë. “Unë nuk e shoh LSI-në problemin në këtë proces, PD-ja është problemi në këtë proces. Ne në fund të fundit jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, jemi partia më e madhe në vend. Kurrë ne nuk bëjmë gabime të qëllimshme në kurriz të qytetarëve dhe të Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri Rama ka folur sot në “5 Pyetje nga Babaramo” për takimin me kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Ai tha se grupet negociatore ranë dakord për takimin, axhendën vendin dhe orën, por Basha e zvarriti takimin.

“Jua siguroj se grupet negociatore ranë dakord, por Basha e shtyu takimin. Jo një herë thoshte se ishte i lodhur, jo një herë na thanë se ishte në gjumë, jo një herë aleatët e kështu me radhë”, tha Rama te Babaramo.

 

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *