Home / Lajme / Botë / Kryeministri turk e paralajmëron opozitën: Mos guxoni të bëni thirrje për protesta

Kryeministri turk e paralajmëron opozitën: Mos guxoni të bëni thirrje për protesta

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ka thënë sot se partitë opozitare në vend kanë të drejtë që përmes rrugëve ligjore ta kundërshtojnë rezultatin e referendumit për zgjerimin e pushtetit të presidentit, por i paralajmëroi ato se është e papranueshme thirrja për protesta nëpër rrugë.

Yildirim tha sot se bordi elektoral do të vendosë për kërkesën e partisë kryesore opozitare, Partisë së Popullit Republikan për anulimin e referendumit,

Partitë opozitare në Turqi janë ankuar për një varg parregullsisë, veçanërisht ndaj vendimit të bordit elektoral për t’i pranuar fletëvotimet pa vulë zyrtare, siç kërkohet nga ligji turk.

“Rruga për t’i kërkuar të drejtat duket të kufizohet në kundërshtime ligjore”, ka thënë Yildirim teksa i ka bërë thirrje opozitës që ta pranojë rezultatin e referendumit

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *