Home / Lajme / Maqedoni / Kryeparlamentari Xhaferi vizitën e parë zyrtare e bëri në Komunën e Gostivarit

Kryeparlamentari Xhaferi vizitën e parë zyrtare e bëri në Komunën e Gostivarit

Kryetari i Ri i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi vizitën e parë zyrtare pas emërimit në krye të dhomës ligjdhënëse, e bëri në Komunën e Gostivarit me ç’rast u prit nga kryetari i Komunës, Nevzat Bejta dhe administrata komunale,

“Për mua si kryetar komune, administratën komunale dhe qytetarët e Gostivarit sot është një ditë e veçantë për shkak se kryetari i ri i Parlamentit vizitën e parë zyrtare e bënë në Komunën e Gostivarit. Komuna e Gostivarit është vendlindja e kryetarit të ri të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë”, u shpreh kryetari Bejta, duke shfrytëzuar nga rasti që kryeparlamentarit, Talat Xhaferi në emër të tij, administratës dhe qytetarëve të Gostivarit të ia uroj emërimin në këtë post shtetëror.

Kryeparlamentari Xhaferi me këtë rast përgëzoi qytetarët për gjakftohtësinë e treguar në momentet kritike që kaloi Maqedonia.

“Besoj që me mbështetjen e qytetarëve, do të arrijmë që të vendosim funksionimin e institucioneve ligjore ashtu siç parashohin normat ligjore. Falënderoj qytetarët që na besuan dhe duruan që deri në momentin kritik të vendosim të vejmë në funksion vullnetin e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë përmes shumicës parlamentare”, tha kryeparlamentari Xhaferi, i cili uroi që deputetët e lënduar sa më shpejt t’i kthehen punës në Parlament.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *