Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Bejta priti një delegacion të komunitetit Romë me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre

Kryetari Bejta priti një delegacion të komunitetit Romë me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre

Me rastin e ditës ndërkombëtare të Romëve, 8 Prilli, kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, priti në kabinetin e tij një delegacion të komunitetit Romë të kryesuar nga këshilltari komunal, Kashmir Saliu.

“Sot pata nderin që në kabinetin tim të takoi përfaqësuesit e komunitetit Romë së bashku me këshilltarin nga radhët e këtij komuniteti, Kashmir Saliu, me rastin e ditës botërore të Romëve. Sot është 8 Prilli, festa më e madhe e komunitetit Romë. Për mua si kryetar dhe administratën e Komunës së Gostivarit, ishte kënaqësi që të takoi delegacionin e komunitetit Romë. Kjo ditë për komunitetin Romë dhe qytetarët e Gostivarit është një ditë e veçantë. Për të dytin vit me radhë, kemi krijuar traditë që pjesëtarët e komunitetit Romë të vendosin para shtyllave të objektit të Komunës, flamurin e tyre nacional. Në rrugët kryesore të qytetit, po ashtu, vendoset flamuri i tyre, dhe me këtë të gjithë ne e kuptojmë që sot është dita ndërkombëtare e Romëve”, tha kryetari Bejta pas takimit.

Këshilltari Kashmir Saliu, me këtë rast falënderoi kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta për përkushtimin e treguar ndaj komunitetit Romë në qytetin e Gostivarit.

“Sot është 8 Prilli, dita botërore e Romëve dhe në Maqedoni festohet si festë zyrtare nga viti 2007, kur në Parlament deputeti Shaban Saliu propozoi amendamentin që festa të bëhet zyrtare dhe ne e falënderojmë për kontributin e tij. Dëshiroj që të informojë qytetarët që në Gostivar tash e disa vite kjo festë kremtohet si asnjëherë më parë. Çdo herë kur vjen kjo ditë, unë them se kjo festë kremtohet në mënyrë madhështore në qytetin e Gostivarit, madje edhe më mirë se në Komunën ku janë të koncentruar më së shumti Romët, në Shuto Orizare. Për këtë, i jemi mirënjohës kryetarit Nevzat Bejta i cili ka mirëkuptim dhe e kupton që çka do të thotë flamuri, festa, traditat dhe doket e komunitetit Romë”, tha mes tjerash Saliu.

Krahas mbështetjet së organizimit të ceremonisë, Komuna e Gostivarit në kuadër të iniciativës Dekada e Romëve, ka realizuar shumë projekte në përmirësimin e kushteve të jetës për këtë komunitet që përbënë rreth 3 % të numrit të përgjithshëm të popullatës.

Ndër projektet e realizuara, është hapja e qendrës për zhvillim të hershëm fëmijëror në lagjen Tullana, si pjesë e iniciativës ndërmjet disa vendeve për arsim inkluziv të romëve dhe që u financua nga Qeveria e Austrisë.

Komuna e Gostivarit financon qëndrimin ditor të nxënësve të komunitetit rom në çerdhet publike të qytetit, dhe ka nënshkruar memorandum për avancimin e interesave të komunitetit Romë dhe kemi përkrahur çdo iniciativë që avancon jetën e komunitetit rom.

Më 3 tetor të vitit 2014 isha pjesëmarrës në Konferencën e lartë ndërkombëtare kushtuar komunitetit rom në Bruksel. Po ashtu, ne periudhën 2013 – 2014, për herë të parë Komuna e Gostivarit në radhët e administratës Komunale punësoi edhe dy pjesëtarë të komunitetit rom, me qëllim që të lehtësoj komunikimin me qytetarët rom të Komunës së Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *