Home / Kryesoret / Kryetari i LDK’së kërcënon AAK’në: Do t’ua marrim edhe Deçanin

Kryetari i LDK’së kërcënon AAK’në: Do t’ua marrim edhe Deçanin

Isa Mustafa ka thënë se do të marrin udhëheqjen edhe në komunën e Deçanit, duke e lënë AAK’në në pushtet vetëm në Obiliqi. Mustafa ka thënë se partitë tjera janë duke u frikësuar nga LDK prandaj po kërkojnë zgjedhje të reja në nivel qendror.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partitë tjera po ia kanë frikën rritjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, prandaj edhe po i kërkojnë zgjedhjet e parakohshme, njofton Klan Kosova.

Kryeministri këto deklarime i ka bërë në Deçan, ku LDK-ja pati ceremoninë e 27 vjetorit të themelimit në këtë komunë.

Mustafa pohoi edhe se përkundër që Deçani qeveriset nga një tjetër parti, investimet nga qendra nuk kanë munguar pasi LDK-ja është parti që mendon dhe punon vetëm për interesat e qytetarëve.

“Deçani meriton të qeveriset nga LDK dhe ky është synim ynë”, tha Mustafa, duke shtuar se “kur ta kremtojmë 28 vjetorin e themelimit do ta kemi Deçanin nën përgjegjësinë dhe qeverisjen tonë”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *