Home / Kryesoret / Kryetari i partise turke në Maqedoni, Beycan uron presidentin Erdogan

Kryetari i partise turke në Maqedoni, Beycan uron presidentin Erdogan

Ministri pa resor dhe Kryetari i Partisë Demokratike Turke (TDP) në Maqedoni, Dr. Beycan Iljas, ka dërguar urime me rastin e referendumit që mbajt të dielën në Turqi.

Ministri Iljas në emër të tij dhe në emër të Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë, ky kryen funksionin si kryetar ka uruar me rastin e referendumit mbi ndryshimet kushtetuese të mbajtura të dielën, më 16 prill në Turqi.

Iljas në një deklaratë me shkrim ka thënë se ai dëshiron që rezultati i referendumit të kontribuojë në një zhvillim të fortë të Turqisë, të cilin ai e përshkroi si atdhe.

“I uroj të gjithë qytetarët të vendit demokratik Turqisë, të cilët dhanë vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Turqisë. Populli turk me rezultatin e referendumit treguan se në Turqi ekziston demokraci e vërtetë. Plotësisht besojmë se në të ardhmen këta njerëz do të bashkohen në mënyrë të vendosur dhe për të ndihmuar ndërtimin e një Turqie më të fuqishme. Turqi e fuqishme, do të thotë Ballkan i fuqishëm. Kjo gjithashtu do të thotë që turqit që jetojnë jashtë Turqisë të jenë më të fortë “, vuri në dukje Iljas në deklaratën me shkrim.

Ndër të tjera, Ministri Iljas theksoi se ai dërgon urime edhe tek të gjithë zyrtarët e lartë të Turqisë, popullit turk, botën turko-islame, veçanërisht për Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe dëshiron që rezultatet e arritura të jenë për të mirën e të gjithëve.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *