Home / Kryesoret / Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadoren e Gjermanisë, Kristine Althauser

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadoren e Gjermanisë, Kristine Althauser

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadoren e Gjermanisë në vend, Kristine Althauser, njofton Televizioni Koha.

Në takim u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSH-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke vlerësuar se përfitimet e partive nga politika ditore kanë devijuar tërësisht rrugën e integrimeve euro-atlantike të vendit, si dhe kanë acaruar marrëdhëniet ndëretnike.

Kryetari Thaçi konstatoi se në Maqedoni vazhdon avazi i vjetër i cenimi të të drejtave kolektive të shqiptarëve që në masë të madhe rrëndon akoma më shumë situatën veç më të përkeqësuar politike. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *