Home / Sport / Kuipers caktohet gjyqtar i ndeshjes, Barça e mirëpret – Juve e ‘mallkon’

Kuipers caktohet gjyqtar i ndeshjes, Barça e mirëpret – Juve e ‘mallkon’

UEFA ka konfirmuar gjyqtarin e ndeshjes kthyese çerekfinale Barcelona-Juventus.

Holandezi Bjorn Kuipers është konfirmuar si gjyqtari kryesor ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Camp Nou të mërkurën.

Emërimi i këtij gjyqtari thuhet se nuk do të jetë i mirëpritur nga Zonja e Vjetër.

Kjo pasi nga gjykimi i mëparshëm nga Kuipers ata kanë dështuar të fitojnë ndonjërën nga katër ndeshjet e tyre me të në krye, përcjell Telegrafi.

Bianconerët kanë barazuar 1-1 me Borussia Monchengladbach dhe Olympique Lyonnais në Ligën e Kampionëve, ndërsa humbën 4-1 me Fulham në Ligën e Evropës.

Ndërsa, për Barcelonën duket të jetë i mirëpritur ky gjyqtari pasi më parë ka gjykuar dy penallti në favor të tyre në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *