Home / Lajme / Rajon / Kukan: Ramën, Bashën dhe Metën do i kisha mbyllur në një dhomë derisa të zgjidhej kriza politike

Kukan: Ramën, Bashën dhe Metën do i kisha mbyllur në një dhomë derisa të zgjidhej kriza politike

Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan thotë se po të kishte mundësi të mbyllte në një dhomë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha derisa të gjenin një zgjidhje për krizën politike.

Gjatë një bisede me gazetarë në Bruksel, Kukan foli edhe për reformën në drejtësi, duke theksuar se miratimi i saj do të sjellë një situatë më të mirë demokratike.

KukanE kemi nxitur opozitën të votojë vettingun në të gjitha nivelet, s`ka funksionuar.

Eurodeputeti deklaron se i kishte thënë kreut të PD-së, Basha se do ta mbështesnin nëse nis dialogun me mazhorancën.

Kukan thotë se bojkoti i zgjedhjeve nuk është mënyra e duhur për të luftuar padrejtësitë, ndërsa ka edhe një thirrje për qytetarët.

KukanBojkoti i zgjedhjeve nuk është mënyra e duhur për të luftuar padrejtësitë. I bëjmë thirrje njerëzve të mos i lejojnë politikanet t`i përdorin për të nisur konflikte.  BE ka institucione qe vëzhgojnë zgjedhjet, raportojnë dhe rekomandojnë. ODIHR do na thotë se do jenë për zgjedhje në Shqipëri. Na lini t`iu ndihmojmë.    

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *