Home / Kryesoret / Kumanovari e fali xhumanë, kur doli nga xhamia e pa tmerrin!

Kumanovari e fali xhumanë, kur doli nga xhamia e pa tmerrin!

Dje në ora 13: 55 me telefon në stacionin policor në fshatin Matejçe, 59-vjeçari SH.N nga Orizare, ka denoncuar se teksa ka qenë në lutjet e së premtes në tokën e tij që kishte materiale ndërtimore, nga një person i panjohur me armë zjarri është qëlluar xhami i kamionit “Iveco” me targa të Kumanovës, parkuar në rrethin e kompanisë së ndërtimit, që gjendet në fshatin Orizare.

Nga të shtënat është dëmtuar filteri plastik i ajrit plastike në pjesën e jashtme pas kabinës, dhe i cili ka kaluar përmes sediljes dhe ka goditur xhamin e kamionit.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-së në Kumanovë ku plumbi është gjetur midis dy sediljeve. E njëjta është ngritur për procedurë të mëtutjeshme.

Ekipi i policisë ka kryer kontroll ku është gjetur edhe plumbi në mes të dy sediljeve të kamionit.

I njëjti është marrë për inspektim të mëtejshëm.

Po merren masat për të zgjidhur rastin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *