Home / Kryesoret / Kumanovë, qytetarët apelojnë për qetësi

Kumanovë, qytetarët apelojnë për qetësi

Qytetarët kanë dënuar aktin e djeshëm të heqjes së flamurit maqedonas dhe në vend të tij ngritjen e flamurit shqiptar në Kumanovë. Një pjesë e tyre madje ka hedhur dyshime se bëhet fjalë për ngjarje të inskenuar nga partitë politikë. Qytetarët e anketuar nga Alsat porositën bashkëqytetarët e tyre që të shmangin veprimet që mund të cenojnë marrëdhëniet ndëretnike.

“Po këtu fajtor janë Gruevski dhe Ahmeti, ata e kanë bërë këtë punë, djali nuk ka faj ata janë të rinj, nuk ka koment këtu fajtor janë Gruevski dhe Ahmeti, njëherë në Lagjen e Trimave tani kjo me ndërrimin e flamurit”.
“Duhet të shmangen incidentet, sepse nuk kemi kohë për incidente, duhet të përqendrohemi për në Bashkimin Evropian dhe të ecim përpara”
“Unë nuk di asgjë, nuk jam në rrjedha jam nga fshati”

“Të them të drejtën nuk di asgjë, nuk di asgjë!”
“Kjo që ndodhi nuk është e drejtë, nuk është e drejtë nuk kam koment! – shprehen disa qytetarë të anketuar nga Alsat.

Eksperti për çështje sigurie Vlladimir Pivovarov gjithashtu ka shprehur bindjen se ngjarja e djeshme në Kumanovë është e motivuar nga politika. Ai porositi se kriza politike nuk duhet të shndërrohet në ndëretnike edhe pse sipas tij qytetarët tashmë janë të ndërgjegjshëm dhe nuk manipulohen lehtë.

Qytetarët janë të ndërgjegjshëm për atë që ndodh dhe madje se dikush këtë e bën me qëllim të përfitimit të pikëve politike respektivisht për ta sulmuar të ashtuquajturën platformë. Kjo tashmë ndodhi, mediat pro-qeveritare pohojnë se bëhet fjalë për ngjarje që është reflektim i të ashtuquajturës Platformë e Tiranës – deklaroi Vlladimir Pivovarov, ekspert sigurie.

Policia e Kumanovës ka iniciuar padi penale ndaj dy të rinjve nga fshati Sllupçan i Likovës të cilët një ditë më parë në qendër të Kumanovës nga shtiza zbritën flamurin maqedonas ndërsa ngritën atë shqiptar. Të rinjtë akuzohen për veprat nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe pengesë ndaj personit zyrtar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *