Home / Kryesoret / Kumanovë, shkollat me kushte substandarde

Kumanovë, shkollat me kushte substandarde

Ministria e Arsimit sërish me premtime për përmirësimin e kushteve dhe sigurimin e hapësirave të reja për shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Kumanovë.

Ministria e Arsimit sërish me premtime për përmirësimin e kushteve dhe sigurimin e hapësirave të reja për shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Kumanovë. Reagimi i dikasterit të arsimit vjent pas storjes në Alsat M rreth kushteve të rënda në të cilët mësojnë nxënësit e shkollës së mesme komunale “Kiro Burnaz” paralet në gjuhën.

E di, jam i njoftuar se në kushte jo të mira dhe jo të volitshme e zhvillojnë procesin edukativo arsimorë, masat do ndërmerren në pako, e njëjta politikë vlen sikurse për SHMK Sami Frashëri, do të vlejë edhe për shkollat tjera, pra shkollat e mesme të komunës së Kumanovës, aty do merren më tepër objekte ku të njëjtat do të adaptohen për nevojat e arsimit dhe se kur të fillohet adaptimi i këtyre pavijoneve në kuadër të kazermës së Kumanovës besoj që do gjendet hapësirë edhe për këtë shkollë dhe të njëjtit të kenë kushte normale – deklaroi Safet Neziri, MASH.

Përgjegjësi për paralelet me mësim në gjuhën shqipe, por edhe profesorët pranë Shkollën e mesme të bujqësisë “Kiro Burnaz” ankohen për kushtet në të cilat realizojnë procesin edukativo arsimorë.

Jemi ende në kontejnerë, i kemi gjithsej 5 paralele. Kushtet, si në kontejnerë s’kemi çka të flasim më tepër, kërkesa kemi bërë rregullisht siç na njoftojnë nga drejtoria deri te MASH por nga ana e MASH nuk kemi kurrfarë përgjigje– tha Ridvan Kamberi, Sh.M.K. Kiro Burnaz.

Kushtet në të cilat punojmë ne janë kushte supstandarde, duke krahasuar kështu me shkollat tjera ose shkollat si motra, dmth ne jemi vërtetë në kushte tejet të vështira siç mund ti vërej edhe vet kamera juaj. Na çuditë fakti se ne pasi që jemi shkollë komunale, shumë pak kemi vizita nga ana e komunës, ata vijnë vetëm kur bëhet fjalë për ndonjë punësim atëherë e dimë se për çka kanë ardhur – tha profesori Gazmend Saiti.

Ndryshe në këtë objekt të improvizuar shkollorë mësimin e ndjekin rreth 50 nxënës në 4 drejtime Fermerë, Veterinari, Agrokulturë dhe drejtimi i Kozmetikës. Kushtet katastrofale kanë bërë që të bie edhe interesimi për regjistrim në këto drejtime profesionale. Përkundër insistimit të televizonit Alsat nga komuna nuk kanë komentuar kushtet e rënda në këtë shkollë.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *