Home / Sport / Kupa e Gjermanise, Eintracht Frankfurt kalon në finale, eliminohet Gladbach

Kupa e Gjermanise, Eintracht Frankfurt kalon në finale, eliminohet Gladbach

Eintrahti i Frankfurtit ka nënshkruar kalimin në finalen e Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Niko Kovaç eliminoi pas godijteve nga pika e bardhë e penalltis ekipin e Gladbahut. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1-1. Sot në mbrëmje do të përcaktohet finalistja e dytë, ku në garë janë Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit

Eintrachti i Frankfurtit ka siguruar finalen e Kupës së Gjemanisë pas një dueli që u duk se nuk do të përfundonte kurrë përballë Borusias së Monchengladbachut. 11 metërshat i dhuruar të drejtën për të kluajtur për trofeun ekipit të drejtuar nga Niko Kovac, ku vednimtare ishte pritja e Hradeckyt bdaj Soë dhe penalltia e realizuar e Hrgotas. Sfida nisi më mirë  për Frankfurtin që kaloi në avantazh me Taleb Taëatën efekt 24 vjeçari izraelit morri pasimin e Chandler dhe shkarkoi të majtën e tij drejt e në rrjetë.

Megjithatë në fundin e pjesës së parë Gladbachu baraspeshoi shifrat me autor Jonas Hoffman efekt Një harkim i Traores u prek me kokë nga Han e më pas anësori 24 vjeçar e shtyu në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi më as pas 90 minutave dhe as në shtesën prej 30 minutash, në këtë mënyrë kjo gjysmëfinale e Kupës së Gjermanisë iu drejtua 11 metërshave.

5 goditjet e para ishin të sakta për të dyja skuadrat, kur situata kaloi në fazën e mirënjohur të “sudden-death”, pra aty ku gabimet nuk fallen më, pikërisht atëherë nisi drama. Portieri Hradecky ndali goditjen e Christensen, Eintrachti pati shansin ta mbyllte, por uruguajani Varela gaboi duke u hipnotizuar nga Sommer. Gjithçka e barabartë, megjithatë Hradecky veshi petkun e heroi dhe në penalltinë pasardhëse devijoi gjuajtjen e Djibril Soë. Eintrachti nuk mund të falte dy herë dhe Branimir Hrgota e përcolli në rrjetë 11 metërshin e tij duke nënshkruar kalimin në finale të skuadrës nga Frankfurti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *