Home / Lajme / Rajon / Kur myftiu Tërnava thoshte: Erdogani është i dërguari i Allahut, jemi me fat që e kemi

Kur myftiu Tërnava thoshte: Erdogani është i dërguari i Allahut, jemi me fat që e kemi

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, i cili e ka quajtur “grup terrorist” organizatën e Fetullah Gulenit, ka bërë edhe një deklaratë tjetër interesante, duke e quajtur të dërguarin e Zotit presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Kështu tha ai muaj më parë.

Komentet e tij Myftiu Tërnava i ka bërë gjatë një samiti në Turqi me klerikë myslimanë nga Evropa dhe Azia.

Duke madhëruar figurën e Erdoganit, siç citon Koha.net, myftiu Tërnava ka thënë se “… ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi që atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan. Jemi me fat”.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *