Home / Lajme / Kurc dhe Zanieri e dënuan incidentin, kërkojnë dialog në Kuvend

Kurc dhe Zanieri e dënuan incidentin, kërkojnë dialog në Kuvend

Ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurc, i cili është kryesues aktual me OSBE-në, dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanieri, publikuan kumtesë të përbashkët në të cilën e dënuan incidentin në Kuvendin e Maqedonisë të enjten pasdite. Në kumtesë thuhet se dhuna nuk mund të zëvendësohet për zgjidhje politike dhe se vendimet duhet të miratohen në pajtueshmëri me proceset demokratike dhe në mënyrë të përgjegjshme.

“Janë shokuese sulmet ndaj disa anëtarëve të Kuvendit dhe hyrja e dhunshme në Kuvend, i cili është zemra e demokracisë së vendit. Ky ishte akt i frikësimit dhe sulm ndaj përfaqësuesve të qytetarëve, të cilin unë padyshim se e dënoj. Rendi dhe paqja duhet menjëherë të vendosen. U bëjë thirrje të gjithë palëve që të përmbahen nga eskalimi i mëtejshëm i dhunës”, theksoi ministri Kurc.

Zanieri shton se organet e rendit duhet ta sigurojnë sigurinë e të gjithë deputetëve dhe të kujdesen që kryerësit të nxirren para drejtësisë. Kurc dhe Zanieri së bashku u bëjnë thirrje partive politike që ta vazhdojnë dialogun e tyre në Kuvend dhe t’i respektojnë proceset demokratike dhe rezultatin nga zgjedhjet në dhjetor

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *