Home / Lajme / Rajon / Kurti takon deputetët austriakë

Kurti takon deputetët austriakë

Gjatë vizitës së përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në Austri, sot zhvilluan një takim me deputetët e Parlamentit austriak, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Austri.

Siç njofton Vetëvendosje, në këtë takim deputetët austriakë u interesuan mbi gjendjen ekonomike dhe politike në Kosovë, si dhe për alternativën e Lëvizjes Vetëvendosje për të dalë nga kjo gjendje.

Ata gjithashtu shprehën interesin e madh të shtetit austriak për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e zhvillimit të saj ekonomik dhe në proceset e integrimit.

Lexo edhe  Trump e quan mashtrim rinumërimin e votave në Wisconsin

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje prezantuan pikat kryesore të programit politik dhe të alternativës qeverisëse të Lëvizjes, duke theksuar nevojën për ndryshimin e kursit ekonomiko-politik të vendit, si dhe rolin e mërgatës shqiptare në Austri si një urë që përforcon bashkëpunimin mes dy vendeve.

Vizita e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në Austri do të vazhdojë me tubime me bashkatdhetarët ne Vjenë, Graz dhe Linz,

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *