Home / Kryesoret / Kush po kërcënon në emër të UÇK-së: Do ta hedhim në erë gjykatën e Tetovës!

Kush po kërcënon në emër të UÇK-së: Do ta hedhim në erë gjykatën e Tetovës!

Tridhjetë e nëntë-vjeçarja N.J nga Tetova sot rreth orës 8 e 40 minuta ka raportuar në Stacionin Policor të Tetovës që në mëngjes, kur ajo ka hyrrë në zyrën e saj të avokaturës, e cila gjendet në rrugën “Strugë” në Tetovë, ku në dyshemen e zyrës ka parë një letër.

Pasi e ka parë e ka marr letrën, dhe e ka hapur dhe në të kishte një një fletë prej letre ku në të kishte të shkruar me dorë, me shkronja cirilike, kishte shkruar: “Më 13 prill Gjykata e Tetovës do të bombardohet, një sasi e madhe e shpërthimit do të ketë brenda, mjaft keni luajtur me popullin, kumunikatë nga UÇK-ja.”

Menjëherë ka njoftuar prokurorin publik i cili i dha udhëzime për masat dhe aktivitetet që do të ndërmerren, pas së cilës shumë shërbime të policisë së Tetovës janë dërguar në dhe rreth ndërtesës së Gjykatës Themelore Tetovë, dhe duke informuar edhe shërbimet përkatëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup.

Më vonë, pas orës 13, anëtarët e njësisë së anti-terrorizmit kanë kryer një kërkim të plotë në pjesën e brendshme të ndërtesës dhe hapësirën rreth saj, dhe nuk u gjet asnjë eksplozivë ose mjete të tjera.

Është bërë një inspektim  i plotë dhe Departamenti i Punëve të Brendshme i Tetovës janë duke punuar për sqaruar të gjitha detajet-kush, pse dhe me çfarë motive e kanë lënë një letër në zyrën e avokatës N.J, dhe cili ka qenë qëllimi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *