Home / Lajme / Maqedoni / Kush qëndron pas “telefonatës së fundit” që parandaloi koalicionin BDI-VMRO, sipas Mane Jakovlevskit

Kush qëndron pas “telefonatës së fundit” që parandaloi koalicionin BDI-VMRO, sipas Mane Jakovlevskit

Sipas njërit nga themeluesit e VMRO-DPMNE-së, Mane Jakovlevski, personi i cili fshihet pas “telefonatës në momentin e fundit” qëndron kryeministri shqiptar Edi Rama, transmeton Gazeta Express.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e parandaloi formimin e qeverisë në mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Mbëmjen kur BDI-ja vendosi për të hyrë në qeveri me VMRO-DPMNE-në, unë përmes njerëzve që kam në Reçicë të Vogël, më informonin vazhdimisht për ecurinë e mbledhjes. Ata, bile, në një moment më informuan se BDI-ja jo 100 po 1000 për qind hyn në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Por në momentin e fundit Edi Rama i është lajmëruar Ali Ahmetit dhe ka penguar formimin e qeverisë ne mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Pra, pos Teuta Arifit, Nevzat Bejtës dhe të tjerëve të cilët kundërshtonin koalicionimin, ndërhyri edhe Edi Rama”, thotë në intervistën e 1 shkurtit, për Faktor 24, Mane Jakovlevski.

Siç transmeton Gazeta Express, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dje në një intervistë për “Viener Cajtung” ka deklaruar se në momentet e fundit ka dështuar koalicionimi i BDI-së me VMRO-DPMNE-në.

“VMRO DPMNE në afat prej 20 ditëve nuk arriti të bëjë koalicion me partitë e shqiptarëve, siç parashikon Kushtetuta. Të jem më i saktë, në fakt ishin marrë vesh për koalicion. Por, në orën e fundit kishte një telefonatë pas së cilës koalicioni dështoi”, ka thënë dje, presidenti i vendit Gjorge Ivanov për “Viener Cajtung”.

Ivanovi për të përditshme austriake në mënyrë indirekte ka konfirmuar se nga ana e VMRO-DPMNE-së ishte pranuar e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës”

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *