Home / Lajme / Rajon / Kush spiunon më shumë, Rusia apo Turqia??

Kush spiunon më shumë, Rusia apo Turqia??

Kush spiunon më shumë, Rusia apo Turqia ? Rusia është përfshirë në hetimin amerikan pasi thuhet se ka ndërhyrë në zgjedhje për të favorizuar fitoren e Trump si dhe ka siguruar disa të dhëna të kabinetit amerikan. Së fundmi Erdogan është përfshirë në një sërë akuzash se ai po spiunon kritikët e tij dhe shtetasit turq të cilët do votojnë referendumin.

Erdogan e kërkon me çdo kusht përgjigjën e madhe Po për referendumin që i jep atij më shumë fuqi si president. Një raport i fundit ka sugjeruar se shërbimet e inteligjencës turke kanë spiunuar qindra turq që jetojnë në Gjermani, të cilët thuhet se janë kritikë të Erdoganit raporton Albanews.ch.

Bruno Kahl shefi i inteligjencës gjermane ka thënë se ka një listë të turqve që janë spiunuar dhe në to përfshihen adresat e shtëpive dhe numrat e telefonit, gjithashtu mendohet se zyrtarët turq kanë siguruar edhe shumë foto prej tyre.
k
Autoritetet gjermane së bashku me Zvicrën së fundmi, kanë ndaluar ministrat turq të bëjnë fushatë për referendumin.

Rreth 1.4 milionë turq do marrin pjesë në votimin për referendumin ndërkohë që vitimi ka filluar që ditën e djeshme.

Turqia duket se po tregon anën më të egër pasi që prej grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016, më shumë se 41 mijë njerëz janë arrestuar me dyshimin se kanë lidhje me klerikun Fetullah Gulen. Raportet e fundit kanë ngjallur zemërim tek vendet evropiane të cilët i komentojnë veprimet e Erdoganit si paranojak me teori konspirative.

Javën e kaluar, zyrtarët zviceranë thanë se po hetonin disa pretendime se kritikët e Erdogan janë spiunuar në një orë leksoni në Zyrih.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *