Home / Kryesoret / Kuvendi do ta vazhdojë seancën konstitutive

Kuvendi do ta vazhdojë seancën konstitutive

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë vazhdimin e 12-të të seancës konstitutive, në të cilën duhet të debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Edhe vazhdimi i djeshëm u zhvilluar me vërejtje procedurale, replika dhe kundëreplika. Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia është në gjendje të rëndë politike, pothuajse të gjithë qytetarët janë në rrugë, kërkojnë përjashtimin e platformës së Tiranës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM, nga ana tjetër, përsëri kërkoi që të kalohet në pikën e katërt për, përzgjedhjen e spikerit kuvendor.

Konform marrëveshjes, në Komision, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.

Nga BDI si anëtar është përzgjedhur Xhevat Ademi, ndërsa nga Lëvizja BESA, Zeqiria Ibrahimi, nga VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia dhe Bllagica Lasovska, nga LSDM Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq.

Seanca konstituive kuvendore filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës ligjdhënëse.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *