Home / Lajme / Rajon / Kuvendi i Malit të Zi sot e konfirmon anëtarësimin në NATO

Kuvendi i Malit të Zi sot e konfirmon anëtarësimin në NATO

Kuvendi i Malit të Zi sot në Cetinje do të vendoset për vërtetimin e anëtarësimit të vendit në NATO.

Është e siguri se për vërtetimin e këtij vendimi do të votojnë 48 deputetë, nga gjithsej 81, duke pasur parasysh se opozita e bojkoton punën e Parlamentit malazez që nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të mbajtura më 16 tetor të vitit të kaluar.

Për vërtetimin e këtij vendimi nevojitet vetëm shumica.

Autoritetet malazeze dhe opozita kanë qëndrime të ndryshme për atë nëse vendimi për anëtarësim të Malit të Zi duhet të miratohet në Kuvend ose në referendum.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *