Home / Lajme / Rajon / Kuvendi – Sot raundi i parë për Presidentin. Nuk ka propozim, mungon opozita

Kuvendi – Sot raundi i parë për Presidentin. Nuk ka propozim, mungon opozita

Kuvendi mblidhet sot pasdite në seancën e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Fillimisht kjo çështje do të diskutohet në Komisionin e Ligjeve rreth orës 17 00, ku sipas rendit të ditës duhet të shqyrtohen kandidaturat e propozuara për këtë post.

Por si mbledhja e Komisionit të Ligjeve ashtu edhe seanca parlamentare pritet të jenë vetëm formale, pasi nuk ka asnjë emër të propozuar.

Raundi i parë duket se do të digjet pasi opozita është jashtë parlamentit, ndërsa mazhoranca nuk do të propozojë asnjë emër, pasi ka deklaruar se kërkon një figurë konsensuale që të ketë edhe pëlqimin e Opozitës.

Këtë qëndrim ka bërë të ditur para grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi një ditë më parë, ndërsa edhe LSI përmes Luan Ramës tha nuk mund të flitet për presidentin e ri apo për koalicionet pa u zgjidhur më parë cështja e zgjedhjeve.

Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zhvillohen 5 raunde votimi; në 3 raundet e para kreu i shtetit zgjidhet me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

Nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedhë Presidentin edhe në raundin e pestë ai shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje, të cilat zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *