Home / Kryesoret / Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot

Mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ka parashikuar Institutit Hidrometeorologjik.

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Do të ketë edhe intervale me diell.

“Të enjten masat e ajrit me origjinë nga veriu do të jenë të fuqishme të cilat do të ndikojnë në uljen e vlerave të temperaturave minimale, të cilat në orët e para të ditës do të zbresin deri rreth vlerave të zeros”.

Në viset malore reshjet e shiut do të jenë të shoqëruar me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mbi 12m.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *