Home / Lajme / Maqedoni / Ky është polici maqedonas që kërkon të vritet Ziadin Sela (FOTO)

Ky është polici maqedonas që kërkon të vritet Ziadin Sela (FOTO)

Një pjesëtar i forcave speciale të Maqedonisë i quajtur Kiko Mladenovski, përmes komenteve në “Facebook” kërkoi nga protestuesit që ta vrasin liderin e LR-PDSH-së Ziadin Selën, transmeton Gazeta Express.

Në lajmin e një portali maqedonas ku tregohen se sa rëndë është sulmuar Ziadin Sela, polici maqedonas Kiko Mladenovski ka ofenduar rëndë kreun e LR-PDSH-së dhe ka kërkuar publikisht nga protestuesit që ta privojnë nga jeta Ziadin Selën, të cilin vetëm se e kishin përgjakur duke e goditur me mjete të forta në fytyrë e trup. Ndryshe Sela ishte deputeti që pësoi më së shumti nga sulmi i protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të bashkuar”, të cilët mbrëmë u futën në Kuvend për të ndaluar zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *