Home / Kryesoret / LAJM I FUNDIT: UÇK kërcënon sedo ta bombardojë gjykatën e Tetovës

LAJM I FUNDIT: UÇK kërcënon sedo ta bombardojë gjykatën e Tetovës

Ushtria Çlirimtare Kombëtare kërcënon gjykatën e Tetovës me hedhje në erë me mjet shpërthyes.Kështu thonë nga Policia e Tetovës e cila ka përcjellur edhe mesazhin e lënë tek dera e zyrës së avokates Natasha Janevska që ndodhet pas gjykatës së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Sipas letrës, e cila ka qenë e shkruar me shkronja cirilike gjykata e Tetovës do të hidhet në erë nesër. “Më 13 prill do të bombardojmë Gjykatën e Tetovës.Në brendi ndodhet sasi e madhe e eksplozivit, mjaft luajtët me popullin, komunikatë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, transmeton Televizioni Koha.

Kështu shkruhej në letrën e lënë në derën e avokates Natasha Janevska, mëngjesin e ditës së sotme.Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marijan Josifovski për Televizionin Koha. Policia menjëherë e ka siguruar vendin dhe pas orientimeve të marra nga Prokuroria i ka marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa është thirrur edhe njësia e antiterrorizmit në MPB që të kryhet verifikim në tërë objektin dhe rreth tij nëse dhe ku ka mjet shpërthyes.Avokatja në fjalë nuk është prononcuar rreth këtij incidenti duke thënë që të mos krijohet panikë në mesin e qytetarëve.Nga ana tjetër avokatët tetovarë ndjehen të pasigurtë me këto zhvillime.

Avokatët tetovarë ndjehen të pasigurtë me këto zhvillime .Ata thonë kërcënimet e këtilla nuk do të ndikojnë në punën e tyre. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *