Home / Kryesoret / LAJMI I FUNDIT: Më 27 prill vendimi për Haradinaj

LAJMI I FUNDIT: Më 27 prill vendimi për Haradinaj

Trupi gjykues në Colmar të Francës ka marrë vendim që me datën 27 prill do të merret vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb në drejtim të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj tij ka theksuar se gjyqësia franceze po i beson propagandës serbe.

Haradinaj ka filluar të deklarohet pas fjalës së palës mbrtojëse duke thënë se po besohet në propagandën serbe të cilët kanë bërë krime në Kosovë.

“Kanë bërë krime në Kosovë dhe m’i kanë fabrikuar mua. Vetë ish-preisndeit serb, Slobodan Millosheviq ka qenë kriminel. Ata kanë bërë vrasje, kanë kryer krime në Kosovë e po më akuzojnë mua”, ka thënë Haradinaj, raporton Indeksonline.

Ndërsa avokatja e Haradinajt, Rachel Lindon, ka kundërshtuar provat e paraqitura nga ana e palës serbe në rastin Haradinaj. Ajo para trupit gjykues ka thënë se Haradinaj po mbahet pa të drejtë, për shkak se drejtësia franceze po bazohet vetëm në akuzat që ka thënë pala serbe, e për të cilat nuk qëndron asnjë e vërtetë.

Lindon ka shtuar se Gjykata e Hagës e ka liruar Haradinajn, sepse nuk ka pasur prova, andaj nuk ka as tash, raporton Indeksonline.

Siç njofton reporter i ‘Indeksonline’, i cili ndodhet prezent në sallë, avokatja Lindon ka kundërshtuar fuqishëm provat.

 Madje, ajo më ton të lartë i ka kundërshtuar provat e paraqitura.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *