Home / Lajme / Maqedoni / Lajmi i fundit: Momentalisht janë 7 huligan të arrestuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Lajmi i fundit: Momentalisht janë 7 huligan të arrestuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka kumtuar sonte se momentalisht shtatë nga personat për të cilët është ngritur padi për dhunën e së enjtes në Kuvendin e Maqedonisë janë privuar nga liria,

“Prokurori kompetent publik, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, për 14 nga të dyshuarit i ka propozuar gjykatësit të procedurës paraprake që t’u shqiptohet masa e paraburgimit. Për një person është propozuar masa e kujdesit”, thuhet në komunikatën e PTHP-së.

Për këta 15 persona të involvuar në trazirat në Kuvendin e Maqedonisë, sipas komunikatës, fillimisht është ngritur procedura për ekzistimin e dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar” sipas nenit 384 të Kodit Penal.

Të enjten përkrahësit e VMRO-DPMNE-së u futën në Kuvendin e Maqedonisë, pasi që shumica parlamentare, e përbërë nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare, zgjodhi Talat Xhaferin e BDI-së për spiker të ri të Parlamentit. Me këtë rast u lënduan një numër deputetësh, gazetarësh dhe pjesëtarësh të sigurimit, ndër të cilit edhe lideri socialdemokrat Zoran Zaev. Më keq e pësoi lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela, i cili vazhdon të kurohet në spital pas lëndimeve tejet të rënda që mori.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *