Home / Lajme / Maqedoni / Lata bëhet pishman: Nuk e kam menduar bashkimin me Shqipërinë

Lata bëhet pishman: Nuk e kam menduar bashkimin me Shqipërinë

Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata i ka rënë pishman dhe mohon ëndrrën e tij që Dibra një ditë do të bëhet lagje e Tiranës,

“Kur kam deklaruar se Dibra do të bëhet një lagje e Tiranës, as që kam menduar në ndryshimin e kufijve mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Kufijtë nuk i përcaktojë ne, por faktorët evropian dhe ndërkombëtar”, është shprehur Lata për “Dnevnik”.

Ndërkaq, ditë më parë, ai është shprehur se me përfundimin e rrugës Arbrit, Dibra do të bëhet lagje e Tiranës.

“E vetmja shpresë e ardhmërisë së Dibrës ëshë rruga e Arbrit. Por, mos harroni se kur të bëhet rruga e Arbrit ne do ti harrojmë tjerat. Gjakun dhe shpirtin e kemi në Tiranë. Ne në Tiranë kemi shumë njerëz, vetëm një të dhënë do tiu kujtoj se ne në Tiranë kemi mbi 150 doktor shkencas dhe Dibra do të bëhet lagje e Tiranës. Ëndrra jonë besoj se dal ngadalë është duke u realizuar”, ka theksuar ai.

Përndryshe, ndaj deklaratës së Ruzhdi Latës dje reagoi edhe LSDM-ja duke dënuar retorikën provokuese , e cila nuk është në frymën e bashkimit, integrimit dhe respektimit të ndërsjellë të qytetarëve. Të përzgjedhurit dhe zyrtarët e emëruar patjetër duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që e kanë para Gjykatës, ligjeve dhe qytetarëve të RM-së. Edhe Lata edhe bartësit tjerë të funksioneve të shtetit patjetër të punojnë vetëm në interes të qytetarëve dhe çdo deklaratë, fjalë e thënë dhe çdo vepër patjetër të jetë vetëm në interes të qytetarëve, që nuk është rasti me deklaratën e fundit të Latës.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *